Description PËRBËRËSI KRYESOR ACIDI GLIKOLIK Acidi glikolik është një alfa-hidroksiacid (AHA) i njohur për aftësinë e tij për të eksfoliuar butësisht shtresat e sipërme të lëkurës, duke ndihmuar në heqjen e qelizave të vdekura dhe në rigjenerimin natyral të lëkurës.Ky përbërës ndihmon në përmirësimin e teksturës së lëkurës, reduktimin e rrudhave të imëta, minimizimin e poreve dhe zbehjen e njollave, duke dhuruar një pamje më të ndritshme, më të lëmuar dhe më të re.Përdorimi i rregullt i acidit glikolik stimulon gjithashtu prodhimin e kolagjenit, duke kontribuar në elasticitetin dhe tonin e qëndrueshëm të lëkurës. MENYRA E PERDORIMIT HAPI 1Shtypeni aplikuesin per te marre nje doze precize HAPI 2Vendoseni serumin ne fytyre te thate pas larjes, mengjes dhe mbremje HAPI 3Më pas përhapeni me një masazh të lehtë derisa të përthithet plotësisht, duke shmangur zonën rreth syve. Mund ta përdorni pa pasur nevojë për kremin tuaj të zakonshëm. FAQPyetjet më të shpeshta Cilat janë përfitimet e një kremi serumi krahasuar me një serum ose krem të zakonshëm? Kremet serum janë 2 në 1, duke kombinuar fuqinë e një serumi me përqendrim të lartë rehatinë e një kremi hidratues, për rezultate maksimale në lëkurën tuaj! Dhe gjithçka në vetëm një hap të thjeshtë! Si mund ta përfshij kremin serum në rutinën time të kujdesit? Aplikojeni çdo mëngjes dhe mbrëmje pas pastrimit të fytyrës. Meqenëse është produkt 2 në 1, mund të shmangni përdorimin e kremit tuaj të zakonshëm për fytyrën. Për çfarë tipi lëkure rekomandohet? Kjo formulë është veçanërisht e dobishme për lëkurat e mësuara me përdorimin e acideve eksfoliuese. Megjithatë, rekomandohet kujdes gjatë përdorimit tek lëkurat e ndjeshme ose të thata.Jemi të sigurt se do të të mahnisin përfitimet e këtij përbërësi të fuqishëm dhe do të dëshirosh ta përfshish në rutinën tënde të përditshme të kujdesit për lëkurën! A mund të përdoret gjatë ditës dhe natës? Rekomandohet përdorimi i këtij përbërësi në mbrëmje.Gjithashtu, këshillohet përdorimi i një kremi mbrojtës nga dielli në mëngjes, për të minimizuar rrezikun e ndjeshmërisë ndaj diellit.
Related products
Best Sellers
$ 92.31

